Pas koncertit, Rita po largohet nga Kosova

23:15 / E shtunë, 17 Shkurt 2018

 

Madhështor ka qenë koncerti i Rita Orës në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Shqiptarja me famë botërore është kthyer në vendin e saj të lindjes për të performuar para mijëra njerëzve që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për ta parë nga afër yllin e famshëm.

Koncerti u organizua në kuadër të aktiviteteve të shumta për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë performancës së saj, Rita i ka interpretuar disa prej hiteve të saja më të mëdha, ndërsa nuk ka munguar edhe muzika shqipe gjatë koncerti të saj.

Ndërkaq, me të përfunduar performancën, Ora është nisur drejt aeroportit “Adem Jashari” për t’u larguar nga vendi.

27-vjeçarja nëpërmjet Instagramit ka treguar se nuk do të qëndrojë në Kosovë, por do udhëtojë menjëherë për të përmbushur angazhimet tjera të saj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400