
Pas Lladrovcit, edhe Kadri Veseli shkel ligjin për duhanin
10:34 / E diell, 14 Janar 2018
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban ndër pozitat më të larta në Republikën e Kosovës – atë të kryetarit të Kuvendit. Institucioni që ai e drejton është ligjvënës. Prej aty kanë dalë të gjitha ligjet, përfshirë edhe Ligjin për Kontrollin e Duhanit. Në një fotografi e cila është publikuar në rrjetin social Facebook, që mban emrin “Simpatizantët e PDK-së”, Veseli, shihet me një cigare të ndezur në dorë, shkruan Insajderi. Në tavolinë së bashku me Veselin është edhe deputeti i PDK-së, Andin Hoti, i cili është djali i Ukshin Hotit. Pranë tij shihet një pako cigaresh. Sipas mbishkrimit të kësaj fotografie, bashkë me ta është edhe Jetullah Geci. Por ajo që vërehet edhe më shumë në këtë fotografi është fakti që kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shihet duke “i nderuar” ata me cigare. Jashari shihet se në duar ka një pako cigaresh, prej të cilës e ka nxjerrë një cigare për t’i nderuar të pranishmit në tavolinën e Kadri Veselit. Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër se kush ka qenë nikoqir i këtij tubimi. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
U hodh nga makina se e ngacmoi shoferi, humb jetën mamaja e 3 fëmijëve
-
Krasniqi tregon nëse është kandidat për kryetar të PDK-së
-
Mbytet një person në Vlorë
-
Kosova synon të themelojë Gjykatë Speciale për korrupsion
-
Pacolli: LDK-ja e luan rolin e opozitës vetëm aty ku nuk janë vetë në pozitë
-
Qeveria e Arabisë Saudite flet rreth zërave për tentim puçi
-
Thaçi shkon në Hagë, në vendin ku funksionon Gjykata Speciale
-
Dy të lënduar rëndë në një aksident në rrugën Prevallë – Prizren (VIDEO)
-
Reportazh: Ja si po shkatërrohet Valbona
-
Ish-kryeministri serb: Thaçi e Haradinaj ishin pjesë e shërbimeve sekrete nga Shqipëria
-
Kukan rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë
-
Deputeti i LDK-së del kundër që sivjet të ketë zgjedhje partiake!
-
Kryeministri thotë se Kosova të gjitha obligimet i ka kryer, tash vendimi te BE’ja për vizat
-
Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesa të pakapërcyeshme
-
Deputeti i PDK-së thotë se grupet kriminale politike po ndikojnë në drejtësi
-
LDK-ja flet për zgjedhjet e reja
-
Cilat janë kategoritë që do kompensohen për kontributin e viteve 1990-99
-
Analistët: Zaev po përgatitë terrenin për dështim eventual në bisedimet me Greqinë
-
Këto janë problemet kryesore që po e pengojnë zhvillimin e Kosovën
-
Maqedoni, themelohet subjekti i ri politik “Lëvizja për Iliridën”