Pas takimit me Haradinajn, Rita: Faleminderit që më prezanton me këtë simbol të Prishtinës!

20:48 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora që nga fillimi i karrierës ka qenë e përkrahur nga shteti i Kosovës.

Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh në Instagram e cila shfaqet përkrah Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi net.

Me anë të kësaj, Ora falënderon Ramushin për natën e mrekullueshme që e kaluan duke festuar talentin kosovar.

“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme që festuam talentin kosovar !!! Faleminderit që më paraqitët me këtë simbol të bukur të Prishtinës, të titulluar “Perëndesha në fron”. Unë jam shumë e nderuar dhe e përulur për mbështetjen e kombit😊❤🇽🇰”, ka shkruar ajo

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400