Pas telasheve në shkollë, nxënësi nga Rahoveci bie nga kati i dytë

19:50 / E mërkure, 25 Prill 2018

 

Në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Prizrenit është i shtrirë i mituri A Z. Një ditë më parë ai ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë së tij në Rahovec.
Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

I lënduari është nxënës i klasës së shtatë në shkollën Fillore Bekim Sylka në Rahovec.

Para disa ditësh i njëjti nxënës kishte një problem me kujdestaren e cila e kishte larguar nga mësimi.
Sipas drejtoreshës së shkollës, Beatrisa Pista, të premten kujdestarja e klasës i kishte gjetur atij një shishe nargjile dhe i kishte kërkuar ta sjellë prindin.

Të hënën, nxënësi kishte vijuar komplet mësimin, ndërkaq të martën në orën e tretë arsimtarja e kishte larguar sërish nga klasa.

Pasi kishte shkuar në shtëpi, rreth orës 11:00 nxënësi i klasës së shtatë, pa u treguar prindërve problemin në shkollë, ishte ngjitur në katin e dytë duke rënë nga lartësia.

Prindi i tij thotë se djali i ka thënë se marramendja ishte shkak i rrëzimit. Por, ai dyshon se shishja nargjile ka qenë e djalit të tij

Ai pohon se djali i tij është nxënës shembullor.

Në anën tjetër, Policia Rajonale e Gjakovës e ka hapur rastin dhe është duke u marrë me hetimet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400