Pas vizitës në Beograd, Xhaferi në Preshevë

15:38 / E enjte, 24 Maj 2018

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi ka përfunduar vizitën zyrtare në Beograd, por gjatë kthyerjes do të ndalet në Preshevë, ku pritet të takohet me Kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifi.

 Paraprakisht në takimin me kryeministren serbe në Beograd Ana Bërnabiq, Xhaferi e theksoi nevojën për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojanë për lehtësimin e komunikimit për nevojat e përditshme të popullatës së atjeshme lokale, për arsye se siç tha politikanët janë të obliguar të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Në takim u fol edhe për gjëra tjera.

Xhaferi tha se procesi i Berlinit është bazë e mirë për ndërlidhjen infrastrukturore, duke e njoftuar me këtë rast kryeministren Bërnabiç për aktivitetet dhe projektet që janë në rrjedhë ose po tani më janë përfunduar në Maqedoni në kontekst të korridoreve 8 dhe 10.

Në vazhdim, Xhaferi shprehu pritje dhe shpresë se për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe e ftesës ftesë për hyrje në NATO.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400