Pastori tregon rastin e një zyrtari: Si tentoi vetëvrasjen pasi e tradhtoi gruaja

23:48 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, u diskutua ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë ku një i ri vrau një studente, pasi kjo e fundit refuzoi të lidhej me të.

Pjesë e emisionit ishte edhe pastroi Akil Pano i cili tregoi rastin e një zyrtari të administratës që ishte në gjendje të rëndë dhe kishte tentuar edhe vetëvrasjen, pasi e kishte tradhtuar bashkëshortja.

“Një person pjesë e administratës ishte në një gjendje të rënduar pasi bashkëshortja e tij e kishte tradhtuar me dikë tjetër. Ai më tregoi të gjitha detajet, kishte gjetur një armë dhe kishte vendosur që të kryente aktin final. Ne kemi bërë një punë kolosale prej të paktën 6 muajsh me seanca nga 3 herë në javë. Pas kësaj ai u ndërgjegjësua që ai veprim do të kishte shkaktuar një humbje të madhe për të”-tha Akil Pano.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400