PD-PDIU, reagim për deputetin Rakipi

02:16 / E diell, 13 Gusht 2017

 

 

 

Partia Demokratike  përmes një deklarate për shtyp kërkoi zbardhjen me transparencë të plotë të ngjarjes së ndodhur sot, ku  deputeti Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje me makinë një person.

Sipas PD-së, ka dyshime se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe po manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit, që njihet   si mik i ngushtë i Kryeministrit. PD i kërkon policisë të bëjë publike ngjarjen, sikundër prokurorisë të bejë hetim të pandikuar politikisht. Sipas selisë blu, Rakipi ishte me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar nga vendngjarja.

Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, nënvizon Partia Demokratike. Kjo deklarate solli reagimin e PDIU-së. Sipas kësaj force politike, Partia Demokratike kërkon të bëjë politikë dhe opozitës përmes një aksidenti tragjik, ndërkohë që nuk sheh se është ende në Qeveri. PDIU, i kërkon Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e  ngjarjes .

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400