PDK e shkatërroi PTK’në

10:00 / E enjte, 12 Janar 2017

Në vitin 2011 Telekomi i Kosovës ka paguar 80 milionë euro dividend në buxhetin e Kosovës, një vit më vonë, më 2012-n, janë paguar nga kjo kompani 45 milionë euro dividend, 40 milionë euro janë paguar në vitin 2013, ndërsa gjatë viteve 2014-2015 janë paguar nga 15 milionë euro për secilin vit. Ndërkaq, në vitin 2016 Telekomi i Kosovës nuk ka arritur ta paguajë asnjë cent dividend për buxhetin e Kosovës, shkruan Zëri.

Partia më e madhe në pushtet, PDK-ja, ka vënë para falimentimit asetin më të rëndësishëm publik – Telekomin e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo ndërmarrje ka rënë në “dy gjunjë” duke u zhvlerësuar aq shumë, saqë nuk ka mundësi t’i paguajë as dividend Qeverisë së Kosovës. Degradimi ka vazhduar në gjashtë vjetët e fundit, me pjesëmarrje direkte në menaxhment dhe në bord të përfaqësuesve politikë.

Në krye të Bordit të PTK-së që nga viti 2008 është i emëruar Rexhë Gjonbalaj, ish-kryetar i Degës së PDK-së në Pejë. Telekomi i Kosovës (TK) është përcjellë vazhdimisht me skandale, ndërkohë edhe me rënie drastike të dividendit.

auto_ekonomi-ballina_copy1484203429

Në vitin 2011 kishte ndarë hiç më pak se 80 milionë euro dividend për Qeverinë, përderisa gjashtë vjet më vonë as të hyrat e përgjithshme vjetore të kompanisë publike nuk kanë arritur këtë shifër. Kështu që është bërë e pamundur për Telekomin e Kosovës që të paguajë edhe dividend.

Për shkak të keqmenaxhimit dhe të punësimeve të pakontrolluara, Telekomi për vetëm 5 vjet ka arritur “suksesshëm” ta humbë epitetin e kompanisë më profitabile në vend, pasi që vitin të cilin e lamë pas kjo kompani mezi ka arritur ta përmbyllë me pagesën e pagave të rreth 2300 punëtorëve dhe të shpenzimeve të tjera operative, ndërsa për pagesë të dividendit për aksionarin as që është bërë fjalë.

Në këtë periudhë kur të hyrat për kompaninë publike ka rënë dukshëm, Telekomi rrezikon të humbasë edhe dhjetëra miliona euro në procese të nisura të Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku kjo e fundit ka vendosur që operatorit mobil virtual “Z-Mobile” t’i paguhen rreth 30 milionë euro dëmshpërblim nga TK-ja.

auto_ekonomi1_copy1484203434

auto_ekonomi_copy1484203432

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400