Personi që u gjet i vdekur dje në Prishtinë kishte pësuar sulm kardiak

11:32 / E premte, 10 Gusht 2018


Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 63-vjeçarit i cili dje pasdite u gjet pa shenja jete në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Sipas policisë, D.T., dyshohet se ka pësuar sulm kardiak dhe ka vdekur në orën 18 e 40 minuta, transmeton Indeksonline.

“Njësitë përkatëse të policisë kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400