Pika kryesore e deklaratës së BE-së: Zgjidhni mosmarrëveshjet (Dokument)

12:47 / E enjte, 17 Maj 2018

Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë paraqitur një deklaratë të përbashkët në Samitin e Sofjes, në të cilën përmes shtatëmbëdhjetë pikave kanë shfaqur përkushtimin dhe vendosshmërinë për të ardhmen e përbashkët.

 Në pikën pesë të kësaj deklarate shtetet pjesëmarrëse të këtij samiti dhe BE-ja janë fokusuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Me qëllim të një qëndrueshmërie rajonale mbështetet angazhimi i shteteve të kësaj zonë, për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore sa më të mira dhe realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Kjo përfshinë në veçanti gjetjen dhe implementimin e zgjidhjeve definitive, përfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe të rrënjosura në trashëgiminë e se kaluarës, duke përkushtuar përpjekje shtesë për të siguruar pajtimin e tyre”

Puna në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit është përkushtim i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrës në Samitin e Sofjes janë krerët e vendeve anëtare dhe të BE-së dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kosova përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë të Deklaratës së Përbashkët e dalë nga Samiti i Sofjes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400