Pjesëmarrje e madhe e kompanive serbe, prodhuesit kosovarë thirrje për bojkot të panairit “Prishtina 2018”

16:51 / E martë, 17 Prill 2018

Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh pakënaqësinë se si paratë e taksa-paguesve kosovarë po shfrytëzohen në promovimin e kompanive serbe në Kosovë, përkatësisht në panairin “Prishtina 2018”, të cilin e organizon Oda Ekonomike e Kosovës.

Sipas tyre 17 vjet pas përfundimit të luftës, asnjë kompani e Kosovës nuk është ftuar apo nuk ka marr pjesë në ndonjë panair në Serbi.

Ndërsa në panairin kryesor ndërkombëtarë në Kosovës nga gjithsej 174 kompani që marrin pjesë, mbi 50 përqind janë nga Serbia.

“Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës kjo është e papranueshme kur merren parasysh të gjitha vështirësitë me të cilat ballafaqohen prodhuesit kosovar në raport me politikat dekurajuese të shtetit serb. Vështirësi këto të cilat janë të shumta e që fillojnë nga barrierat e shumta tarifore dhe jo-tarifore, bllokimin e prodhuesve kosovar në tregtinë e tyre brenda territorit serb, bllokimin transitit të prodhuesve kosovarë të cilët tregtojnë përmes Serbisë, e po ashtu në mos zbatimin e marrëveshjes për energji elektrike, përkatësisht në bllokimin që i bënë Serbia Kosovës në lidhjen e interkoneksionit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Përveç këtyre, këtu duhet shtuar  edhe agresionin e përditshëm që bënë shteti serb në mohimin e shtetësisë së Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme të shtetit serb kundër interesave të Kosovës.

Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës është e papranueshme se si një hapësirë kaq e konsiderueshme po u jepet promovimit të kompanive serbe në tregun e Kosovës, e ku në të njëjtin panair ka pasur shumë pak të ftuar nga radhët e prodhuesve kosovar për pjesëmarrje.

Gjithashtu duhet cekur që misioni i Odës Ekonomike të vendit është promovimi strategjik i interesave të zhvillimit ekonomik të vendit, e jo promovimi i interesave personale të kujtdo qofshin ato.

Për fund, Klubi i Prodhuesve të Kosovës i bënë ftesë të gjitha kompanive kosovare pjesëmarrëse në këtë panair që në shenjë proteste ta bojkotojnë këtë panair.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400