Plaku ‘misterioz’ që jeton i vetëm në një fshat malor të Llapit

19:35 / E premte, 20 Prill 2018

 

 

Në një shtëpi të vogël, kasolle në cep të pyllit, i vetmuar jeton një plak. Fytyra e zgjatur e mbuluar me rrudha, e Ismet Segashit, i duket e zbehur.

Ai jeton i vetëm në këto bjeshkë të mëdha, në fshatin Popovë të Podujevës.

Megjithatë ai nuk ankohet shumë. Thotë se tani është më mirë se në të kaluarën.

“Tash është më mirë. Në të kaluarën ka pasur skamje”, thotë ai për TVD.

Në këtë fshat thotë të i kenë jetuar edhe stërgjyshërit, ndërsa sot të vetmit që e shoqërojnë janë zogjtë dhe kafshët të cilave u kushton kujdes të veçantë.

Thotë se i vetmi person që e viziton është fqinji i tij Behgjeti që ka shtëpinë në një cep tjetër të malit.

Për të afërmit tjerë thotë se kanë ndërruar vendbanim.

“Kanë dalë më afër shehrit”, thotë për ata që secilën herë e më rrallë vizitojnë fshatin e tyre, dhe fqinjin e tyre Ismetin që ka mbetur roja i vetëm i vendit të të parëve në këto anë, afër kufirit me Serbinë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400