PLD kërkon institucionet ta ndërpresin Marrëveshjen për qendrën klinikën të re, të nënshkruar sot. Sipas PLD-së, me këtë, shkelet Kushtetuta dhe ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Marrëveshja, është skandaloze dhe e paskrupullt, precedant në çdo aspekt, ilegalitet klasik dhe linjë e re e ndarjes, sepse e ka nënshkruar person i cili nuk është asgjë përveç se deputet në përbërjen e re kuvendore’, kumtojnë nga PLD, njofton AIM.

Partia pyet se në çfarë kompetence Nikolla Todrov ka nënshkruar miliona marrëveshje me mbështetje të qeverisë teknike e cila, siç qëndron në komunikatës, nuk ka funksion tjetër, përveç se të organizojë zgjedhje. /Telegrafi/