
Po diskutohet lirimi me kusht për Haradinajn
23:55 / E enjte, 05 Janar 2017
Ahmet Isufi nga AAK ka deklaruar se është duke u diskutuar lirimi me kusht për liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn, që po mbahet në Francë, me urdhërarrest të Serbisë. Në Interaktiv të KTV-së, Isufi ka thënë se ndalimi i Haradinajt është i pakuptimtë dhe “i dëmshëm edhe për shtetin e Kosovës sepse ai është ndalur me pasaportë diplomatike”. Edhe pse Prokuroria ka kërkuar nga Serbia kërkesën zyrtare për ekstradim, në mënyrë që të vendosë për Haradinajn, Isufi ka bërë të ditur se është duke u diskutuar edhe lirimi me kusht për liderin e AAK-së. “Nuk besoj që do ta mbajnë më gjatë Haradinajn, sepse ekziston edhe mundësia për lirim me kusht. Këto janë procedura që drejtësia franceze është duke i përfillur”, ka thënë ai në Interaktiv. “Janë procedura që po përfillen, por që është dashur me kohë të eliminohen”. Sipas Isufit, Kosova së pari është dashur që të parashtrojë kushte që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, me të pagjetur, me fondet pensionale e të kursimit, dëmshpërblimin për të gjitha ato që i ka bërë në Kosovë dhe krahas këtyre të pastrohet lista, e pastaj të shkohet në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Isufi, partia e së cilit në fillim kishte përkrahur dialogun me Serbinë, ka kërkuar ndaljen e tërësishme të dialogut. “Kjo vetëm e ka vështirësuar normalizimin e marrëdhënieve. Fillimisht ka pasur një dialog që janë quajtur bisedime teknike, edhe pse ne e kemi thënë që në fillim se do të jenë bisedime politike. Por e kemi përkrahur sepse kanë qenë për normalizim të marrëdhënieve. Kur kemi parë se kemi hyrë në tema që e dëmtojnë Kosovën ne kemi kërkuar ridefinim të këtij dialogu. Tash kërkojmë ndaljen e tërësishëm të këtij dialogu”, ka deklaruar ai Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Ky është 24 vjeçari që vdiq sot pas aksidentit me motoçikletë
-
Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë – çka po ndodhë në Ballkan?
-
Pal Lekaj hedh akuza të rënda mbi ish-ministrin Lutfi Zharku
-
Kush merr pjesë sot në tryezën e LDK-së?
-
Vdes në QKUK, motoçiklisti që u aksidentua dje në Fushë Kosovë (Foto)
-
Raporti i “Freedom House” për Shqipërinë
-
Deputeti Rugova: Në UÇK, 70 për qind e luftëtarëve ishin nga LDK-ja
-
Platforma për dialog ta ketë brenda parimin e reciprocitetit me Serbinë
-
Gold AG publikon bisedën e fundit me Artin
-
Hoxhaj: Asociacioni dhe ulësja në OKB vijnë në të njejtën kohë
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë
-
BE në luftë? Alarm derisa merret vendim për tërheqjen e miliardave nga Evropa Lindore dhe Qëndrore
-
Kërkohet rritja e kontrollit mbi FSK-në dhe Policinë e Kosovës
-
Skenës politike në Kosovë i shtohet një parti e re
-
Sot varroset aktori Art Kurti
-
Ndotja e ajrit, zbulohet shifra alarmante e vdekjeve nga ky faktor në Shqipëri
-
Zyrtarëve kroatë që i ndalohet hyrja në Serbi…
-
Nxehtë si në verë!
-
Kosova po përballet me mungesë të ujit
-
Debatohet për përcaktimin e çmimeve të barnave dhe pajisjeve medicinale