“Po prit pra, a jam duke fol?”, Rama kapet sërish me gazetarët, Basha tenton të…

22:27 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zgjedhur momentet më pikante të kësaj jave.

Që nga konferencat për shtyp të Ramës, mbledhjet e opozitës së bashkuar dhe shkarkimi i prokurorit të Elbasanit, në videon e mëposhtme do shihni disa momente gazmore.

Nuk kanë munguar ngacmimet e kryeminsitrit Edi Rama me gazetarët, duke replikuar me ta për televizionin ku punojnë.

Moment pikant është edh dalja e kryedemokratik  Basha me aleatët  e tij opozitarë nga selia e PD, apo hyrja e deputetet së djathtë Grida Duma që bie në sy me look-un e saj.

Një tjetër moment është kur kreu i grupit të PS, Taulant Balla del nga kryesia e Kuvendit dhe i fton me një buzëqeshje në fytyrë gazetarët të afrohen.

Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nuk nguron t’i japë dorën një polici. Në fund është edhe ish-prokurori i Elbasanit Dritan Gina i shkarkuar nga kryeprokurorja Marku që në një moment u thotë gazetarëve: “Po prit pra, a jam duke fol?”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400