
Polemika e Xhavit Haliti e Anton Qunit për ‘Tetë Milionë Markat’ për UÇK-në
12:08 / E martë, 17 Prill 2018
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës njëkohësisht deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, kanë polemizuar sot në fillim të seancës së sotme të Kuvendit në një debat të nisur që nga mbrëmë rreth një shumë të parave që Quni tha se Haliti i ka marrë nga ish ministri i mbrojtjes i qeverisë së Kosovës në ekzil, Ahmet Krasniqi. Në një intervistë për televizionit T7 mbrëmë, Quni kishte thënë se Ahmet Krasniqi, i vrarë në rrethana ende të pasqaruara në Tiranë në shtator të vitit 1998, ia kishte dhënë 8 milionë marka gjermane Xhavit Halitit, i cili ën atë kohë ishte përfaqësues politik i UÇK-së. Para se të fillojë seanca, Haliti nga karrigia e drejtuesit të seancës e quajti “gënjeshtër të kulluar” deklaratën e Qunit. Ky i fundit ka qenë pjesë e organizimit ushtarak të ministrisë së mbrojtjes të qeverisë së Kosovës të viteve 1990 të drejtuar nga Bujar Bukoshi. “Është gënjeshtër e kulluar, është gënjeshtër prej kuzhinave të tyre… Nëse ke informata të tilla dhe i jep vetit zor që din diçka për UÇK. Nëse unë i kam marrë 8 milionë marka, unë prej sot nuk jam në këtë Kuvend”, tha Haliti “Duhet ta kesh parasysh që në strukturat politike e ushtarake ka pasë bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë së Kosovës dhe UCK dhe ato struktura nuk janë marrë më kalamaj që kanë nejtë nëpër therra”, shtoi ai. “Për të biseduar dhe për t’u marrë vesh kam pasë veq një njeri, Bujar Bukoshin, juve as nuk ju kam njoftë. Nuk e din as nuk ke qenë prezent në bisedime”, tha ai. Deputeti i LDK-së, Anton Quni, kur e mori fjalën në seancë tha se bëhet fjalë për një shumë shtatëshifrore që Haliti, sipas tij, e ka marrë nga ish ministri i mbrojtjes. “Në atë kohë kam thënë se është në pyetje një shumë 7 shifrore, mbrëmë e kam potencuar saktësisht. Nuk e di çka ka të keqe nëse ky fond është ndarë për ndihmë ushtarëve të UÇK-së. Kanë folë për këtë çështje shumë të tjerë, shokë të idealit e partisë. Nëse doni fakte, unë mund t’i siguroj. Nuk e di a janë 7, 7 apo 8 (milionë)… por ju këtë shumë e keni pranuar personalisht me autorizimin e Ahmet Krasniqit”, tha Quni. Xhavit Haliti edhe më tej insistoi duke i quajtur “gënjeshtra” deklarimet e Qunit. “Po të them se ke gënjy, apo më mirë me thanë ke rrejtë. Agim Mehmeti… është bisedu me Bujar Buskoshin. Juve ju konvenon me folë për njerëz të vdekur të UCK-së, e për të gjallët nuk ka rëndësi… Unë nuk e kam lypë Ahmetin (Krasniqin) , Ahmeti m’ka lypë mua”, tha Haliti. Kur tentoi ta marrë fjalën sërish, haliti nuk e lejoi të flasë Qunin i cili kur shkoi te karrigia e Halitit për t’u qartësuar, nxiti daljen e shumë deputetëve tjerë te foltorja. Seanca e filluar me gati një orë vonesë, po vazhdon me pikat e rendit të ditës.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Basha i hap rrugën rikthimit të Topallit në PD
-
Këshilltarja e Haradinajt godet LDK’në: Tradhtuat VLAN’in për poste
-
Berisha tregon e kujt ishte këmba mbi gurin e dikurshëm të kufirit Kosovë-Shqipëri
-
Hysen Berisha tregon se cila ishte simbolika e kapelës se tij të kaltër
-
Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike
-
Detajet e shpërthimit në banesën e drejtorit të burgjeve
-
Dreshaj propozon një ndryshim në ligjin për veteranët
-
Shpërthim tritoli në derë të shtëpisë drejtorit të burgjeve
-
A ka pasur FARK? Berisha i kundërpërgjigjet Bukoshit
-
Departamenti Amerikan i Shtetit raporton për rrahjen e Arbana Xharrës
-
Këshilltarja e Haradinajt i kujton LDK-së “tradhtinë për postet qeveritare”
-
“Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të varfër dhe injorantë”
-
Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së
-
Kryeministri Zaev zhvilloj takim pune me udhëheqësit e BFI-së
-
Diskutojnë për raportin, por nuk e kuptojnë
-
Kur Haradinaj thoshte se Thaçi nuk i ka as dy ditë shkollë
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani deklarohet për dy fëmijët e zhdukur [Foto]
-
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
-
Mbi 3 mijë nxënës i nënshtrohen testit PISA
-
Serbët me 2 % të popullësisë në Kosovë, mbajnë peng formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës!