Polici trafikonte hashash, kolegët e shpallin në kërkim

17:16 / E premte, 20 Prill 2018

Një 40-vjeçar është arrestuar dhe një punonjës i Policisë së Shtetit është shpallur në kërkim nga kolegët e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e hashashit.

Shtetasi me inicialet B.H., banues në Gjirokastër u arrestua në flagrancë këtë të enjte, ndërkohë që policia njofton se në kërkim është shpallur punonjësi i saj me inicialet S.O., banues në Tiranë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pas kapjes së 421 kilogramëve hashash gjatë kontrollit në dy automjete në fshatin Thumanë.

Në njoftimin e policisë thuhet se S.O. dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia thotë gjithashtu se ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400