Policia dhe Dogana rrisin bashkëpunimin për lehtësimin e qarkullimit të mërgimtarëve

14:28 / E enjte, 12 Korrik 2018
Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët për dy agjencitë, me theks në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, luftimin e ekonomisë joformale,  luftimin e kontrabandës si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në pikat doganore.

“Qëllimi i avancimit të bashkërendimit të aktiviteteve në pikat doganore, është që të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në vendin tonë gjatë sezonit  veror”, thuhet në njoftim

.Rexha falënderoi Berishën, duke vlerësuar se vizitat ndërinstitucionale do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok në të mirë të qytetarëve.

Të dy drejtuesit e agjencive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit të ndërsjellët edhe në të ardhmen.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400