Policia ende në kërkim të grabitësve

20:01 / E martë, 14 Nëntor 2017

Mbrëmë nga dy persona të maskuar dhe të armatosur është  grabitur filiali i “Western Union” në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit.

Të dyshuarit duke kanosur me armë punëtoren, kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme të parave.

E derisa zhvillohej ngjarja sikur në filmat aksion, një polic në rroba civile ka ndërhyrë për të parandaluar grabitjen me ç’rast është detyruar të përdor edhe armen e tij zyrtare.
Njëri nga të dyshuarit është plagosur në këmbë por pavarësisht kësaj ka arritur të ikë bashkë me të dyshuarin tjetër nga vendi i krimit.

Lidhur me këtë ngjarje, Indeksonline ka kontaktuar sonte Vesel Gashin, nga stacioni policor në Prizren, i cili ka thënë se ende nuk kanë arritur të kapin asnjërin prej të dyshuarve.

Por, Gashi u shpreh se me ndihmën e qytetarëve, kjo punë nuk do të zgjasë shumë.
“Momentalisht nuk ka diçka të re sa i përket arrestimeve për rastin e mbrëmshëm në Werstern Union. Jemi duke punuar intezivisht dhe shpresojmë që me ndihmën e qytetarëve t’i kapim fajtorët sa më shpejtë. Po shpresojmë që për një kohë të shkurtë ta mbyllim këtë rast”, ka thënë Gashi.

Dy të dyshuarit, pas alarmimit të policisë, janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore dhe prokurori në vendin e ngjarjes kanë gjetur një jakne të gjakosur që dyshohet të jetë e të dyshuarve, si dhe 28 bankënota nga 50 euro./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400