Policia interviston Islam Pacollin për sulmin ndaj oficerit të sigurisë

14:59 / E enjte, 14 Qershor 2018

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se një oficer sigurimi i Ministrisë së Drejtësisë, është sulmuar nga një deputet. Pak më vonë u mor vesh se bëhet fjalë për deputetin Islam Pacolli. Ky i fundit është intervistuar nga ana e policisë për këtë rast.

Deputeti Islam Pacolli për të cilin raportuan mediat se ishte ai që sulmoi oficerin policor, është intervistuar nga policia e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, Pacolli ka dhënë deklaratën e tij në polici në lidhje me sulmin ndaj oficerit policor.

Kështu ka thënë për Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Kosovës.

“Po palët e përfshira janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit të rastit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400