Policia vazhdon me operacionin “Stop drogave në shkolla”

16:21 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Policia gjatë realizimit të operacionit ka arrestuar 26 persona Policia e Kosovës në zbatim të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë një jave (15.01.2018 deri 21.01.2018), në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar dhe ka konfiskuar lëndë narkotike.

Aktivitetet policore që janë zhvilluar gjatë javës, në kuadër të realizimit të detyrave që dalin nga urdhri operativ “Stop drogave në shkolla”, janë “realizimi i 746 vizitave dhe kontakteve me personelet e shkollave, janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave, janë kontrolluar 1228 persona, janë kontrolluar 593 vetura, janë kontrolluar 37 lokale, janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme, gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar 26 persona të dyshuar, janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë”, ka njoftuar policia.

Tutje në njoftim thuhet se policia mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/policia-vazhdon-operacionin-stop-drogave-ne-shkolla/
© RTV21.tv

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400