Policia: Vrasja e 35 vjeçarit në Obiliq dyshohet se u krye aksidentalisht

11:29 / E diell, 18 Mars 2018

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vrasja e A.K 35 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë dyshohet se është aksidentale. Kështu kanë deklaruar për policinë dëshmitarët.

“Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale”, thotë policia.

Për këtë rast dje është arrestuar F.T, përderisa në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje.

“Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo vrasje ka ndodhur të shtunën në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/policia-vrasja-e-35-vjecarit-ne-obiliq-dyshohet-se-u-krye-aksidentalisht-512930/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400