Prapaskenat e Vetëvendosjes për anulimin e debatit në Rubikon

22:30 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 

Gazeta Express ka mësuar prej burimeve të saja të mirëinformuara se Shpend Ahmeti ka dashur që debatin në KTV ta zhvendosë nga Rubikoni te Interaktivi, për shkak se gazetarin Xhemajl Rexha e konsideron më të afërt se Adriatik Kelmendin. A ka pasur gisht në gjithë këtë lojë edhe KTV?

Në momentin kur Arban Abrashi, kandidati i LDK’së për Prishtinë, e kishte bërë të ditur që do të marr pjesë në pesë debate televizive, në javën e fundit, në adresë të tij dhe Shpend Ahmetit kanë vërshuar ftesat për këto përballje.

Secili televizion e ka nisur ftesën për njërin prej gazetarëve të tij, përvec nga KTV, prej ku janë nisur dy ftesa. Njëra nga Adriatik Kelmendi, autor i emisionit Rubikon, më i vjetri i këtij zhanri në mediat kosovare, dhe një tjetër nga Interaktiv, autor i të cilit emision është Xhemajl Rexha.

Të dy këto emisione janë emisione qendrore politike në KTV, mirëpo për ata që i përcjellin aktualitet në mënyrë te kujdesshme, atëherë ka dallime të dukshme editoriale në mes të linjes që e ndjekë Kelmendi dhe linjes që e ndjekë Rexha.

Ky i fundit është më i afërt me politikat editoriale të pronarëve të televizionit, respektivisht Vetonit dhe Flakës, së këndejmi është edhe më i afërt me LVV’në, që padyshim e konsiderojnë si moderatorin e tyre të preferuar.

Në anën tjetër Kelmendi, ndonëse njëri prej figurave më seniore të kompanisë Koha, ka qëndrime tjera politike. Ai është më i pavarur nga pronarët, e gjithashtu nuk i nënshtrohet dëshirave politike të LVV’së. Për këtë arsye Kelmendi vazhdimisht është thumbuar dhe tallur nga sajtet e LVV’së. Gjithashtu Kelmendi ka pasur shumë herë edhe polemika të ashpra më figurat e kësaj partie.

Në anën tjetër Shpend Ahmeti e ka të freskët edhe një intervistë të dhënë te Kelmendi, nga e cila nuk kishte dalë sic kishte pritu. Mediat kishin raportuar se Adriatiku e ka cmontuar Shpend Ahmetin. Madje për këtë ka qarkulluar edhe një video, në të cilët Ahmeti gjendet në konfuzion total.

Mirëpo, edhe përkundër preferencave, KTV nuk ka pasur guximin që të deklarohet publikisht se në cilin emision të tyre preferonte që t’i dërgonte kandidatët për kryetar të Prishtinës. Këtë e kishte lënë në vullnetin e lirë të kandidatëve. Kjo gjë megjithatë duket që nuk u ka shkuar mbarë, në momentin kur Abrashi e ka zgjedhur të parin Kelmendin.

Për të përmbysur këtë situatë, mëson Express, KTV duket që është futur në një lojë të përbashkët me Shpend Ahmetin, të cilit i ka mbyllur njërin sy që ta anulojë debatin te Kelmendi dhe të shkonte një ditë tjetër të Rexha.

Ne reagimin e tij në FB Kelmendi e ka përmendur një email që LVV ia ka nisur KTV’së, në të cilin e kishte njoftuar për anulimin e debatit dhe për gatishmërinë e tyre për të shkuar në këtë televizion një ditë tjetër. Kjo “një ditë tjetër” mund të lexohet edhe si “te një gazetar tjetër”.

Përndryshe, sic ka raportuar Gazeta Express më herët arsyeja e anulimit të debatit të Shpendit në Rubikon ishte banale. Ai gjatë kohës që është zhvilluar debati në Rubikon ka qënë në çajtoren Trosha duke pirë çaj rusi – dhe një kifle.

Kjo luftë e brendshme, ka mundësi që t’i kushtojë KTV’së që të mbeten pa debatin kryesor politik në Kosovë të këtij vitit.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat, por është vështirë e besueshme që Abrashi do të bëhet pjesë e intrigave të LVV’së dhe KTV’së, për të shkuar në një studio tjetër televizive.

Në ditët në vijim Abrashi dhe Ahmeti i kanë të konfirmuar edhe debatet në RTV21 dhe RTK. Nuk dihet nëse do t’i anulojë edhe këto debate Shpend Ahmeti. Ai ka mundësi që të gjëjë justifikime edhe për Jeta Xharrën, me të cilën gjithashtu i ka raportet e tensionuara. Poashtu LVV kishte refuzuar që të shkonte në debat edhe në RTK, gjatë raundit të parë, për shkak të një këngë të Minatorit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400