Presidenti Thaçi: S’do të ketë kurrë amnisti për ata që kanë kryer krime në Kosovë

14:20 / E enjte, 12 Korrik 2018
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë amnisti për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë, që kanë organizuar spastrim etnik, që kanë vrarë mbi 15 mijë civilë të pafajshëm, që kanë kryer mbi 400 masakra dhe kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare.

Këto komente ai i ka dhënë gjatë një vizite në fabrikën “Kivo” në Komunën e Kaçanikut.

“Pas çdo konflikti që ndodhë, nuk është vetëm rasti i Kosovës dhe Serbisë, është diskutuar për amnistitë e mundshme. Mund të ketë diskutime në formë të përshkallëzimit të amnistisë së pjesëmarrësve në konfliktin e fundit, por një gjë dua të sqaroj se për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrimin etnik, kanë vrarë mbi 15,000 civilë shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20,000 femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti. Ata duhet të ballafaqohen me drejtësinë, duhet të ballafaqohen sa më shpejt që është e mundur. Kështu që, për njerëzit që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe kanë organizuar spastrimin etnik, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”, ka thënë Thaçi./KosovaPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400