Prishtina po mbytet nga ndotja e ajrit!

14:09 / E mërkure, 11 Janar 2017

InfoPress / Besiana Nuhiu

Ajri është një ndër elementët bazë të ekzistencës, ku dekadat e fundit me gjithë vendosjen e limiteve të ndotjes nga vendet më të zhvilluara, po ndotet vazhdimisht.

Zhvillimi i industrisë dhe përdorimi i makinave ka shkaktuar ndotjen e ajrit, sidomos në zonat e banuara. Pasojat e këtyre zhvillimeve kanë sjellë sëmundje të rënda te njerëzit dhe dëmtimin e ekosistemeve natyrore.

Burimet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e ndotjes se ajrit janë: djegia e mjeteve tw transporteve, djegia pa rregulla e mbeturinave e shumë arsye tjera, mirëpo me rënien e temperaturave është vështirësuar kjo gjendje edhe me shumë, si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme, si djegës dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Pasojat që sjell ndotja mjedisore dhe situata aktuale që paraqitet në vendin tonë janë vërtet shqetësuese.

Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë “shumë e pa shëndetshme”.

Nga monitorimi i fundit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit”, Prishtina klasifikohet në kategorinë e tretë të ndotjes së ajrit, saktësisht në parametrat 151 deri në 200, me vlerën 151 të PM2.5, që paraqet nivelin e cilësisë së ajrit si të pa shëndetshme.

Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti zakonisht në mëngjes zgjohet me cilësi relativisht të mirë të ajrit 144, por që kjo gjendje po përkeqësohet në orët e mbrëmjes duke e arritur perimetrin deri në  243 i cili cilësohet si shumë i dëmshme .

Nëpërmjet një komunikate për media Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kërkon nga autoritetet kompetente që të merren masa urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit, që sipas tyre ka arritur në nivele alarmante.

Ata theksojnë  “nëse nuk merren masa urgjente, Efektet afatshkurta të ajërondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”.

Ushtruesi i detyrës në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala në një emision televizive disa ditë më parë ka theksuar se dotja e ajrit në kryeqytet nuk është alarmante, mandej ai ka shtuar se gjendja e ajrit është  përmisuar pothuajse 50%  në krahasim me vitin e kaluar.

Ai këtë deklarat e ka dhënë duke u bazuar ne mesataren ditore të tejkalimit në vitin 2015 dhe mesataren në vitin 2016.

Shala ka thënë se MMPH-ja është duke marrë masa për parandalimin e ndotjes së ajrit.

“Kemi ngrit kapacitet humane, profesionale dhe shkencore, gjithashtu kemi hartuar një plan strategjik veprimi në bazë një marrëveshje të nënshkruar me Japoninë, e cila hynë në fuqi nga viti 2017. Pra përmes kësaj marrëveshje do të investohen mbi 4 milionë dollarë për ngritjen e cilësisë së ajrit”, deklaroi Shala.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400