Prishtinasi goditet nga rryma në park, kërcënon Komunën me padi

19:45 / E diell, 19 Gusht 2018

Don Agani, banor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se dje është goditur nga rryma elektrike që kishte ardhur nga një shtyllë e dritave në atë lagje.

Ai përpos tjerash paralajmëroi se do të padisë Komunën e Prishtinës dhe kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e shtyllave.

“Për banorët e Bregut të Diellit: Kjo skenë/foto është prej natës së kalume, kur tu e shëtit qenin në mëhallë, në këtë parkun, tu e kapërcy gardhin më është shkarku një sasi e madhe e elektricitetit prej shtyllës të dritave (fuqia hyrëse 220 V) për 10 sekonda, mandej me ka gjuajtë diku rreth 1 metër larg. Ju kisha lute me pas shumë kujdes rreth shtyllave të dritave të instaluara në kohët e fundit. Për Komunën dhe kompaninë e kontraktuar: Shihemi në gjykatë…”, ka shkruar Agani në profilin e tij, post ky që u shpërnda nga banorë të Prishtinës tutje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400