Priten kompromise tjera me Serbinë

09:19 / E premte, 18 Maj 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë do t’u ofrojë akomodim më afirmativ serbëve të Republikës së Kosovës.

Një paralajmërim të tillë monitoruesit e procesit të dialogut Kosovë – Serbi e shohin të ndërlidhur kryekëput me çështjen e asociacionit.

Sipas tyre, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet me kompetenca ekzekutive, ndonëse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, shkruan më tutje “Zëri”.

Se Serbia kërkon kompromis në interes të serbëve të Kosovës e ka pohuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e opozitës kosovare, të cilët thonë se askush nuk guxon të bëjë kompromise në dëm të Kosovës.

I pari i shtetit Hashim Thaçi ka deklaruar se nga përfundimi i negociatave me Serbinë përfitojnë të dyja palët sado që asnjëra 100 për qind.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400