Prokuroria serbe: Do ta ndjekim Haradinajn deri sa të dalë para gjykatës në Serbi

23:26 / E enjte, 05 Janar 2017

Ministria serbe e Drejtësisë do të kërkojë sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimin e Ramush Haradinjat nga Franca në Serbi.

Kjo ministria tashmë është në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm që Haradinajt të sillet në Serbi.

Pas vendimit të gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një kërkesë me dokumentacione të nevojshme të përkthyer në frëngjisht për ekstradimin e Haradinajt.

Shefi i prokurorisë për krime lufte në Serbi, Millan Petroviq ka thënë se rasti ndaj ish të akuzuarit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, liderit të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradianjt, i cili u arrestua në Bazel në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia, nuk do të përfundoi asnjëherë, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria e krimeve të luftës, asnjëherë nuk do të përfundojë procedurat kundër Ramush Haradinajt pasi akuzat ndaj tij do të vazhdojë deri sa ai të jetë gjallë. Nuk do të ketë asnjë ndërprerje të procedurës”, ka thënë Petroviq për RTS.

Ai thotë se Zyra për krime të luftës do të përqendrohet në mbledhjen e fakteve të reja dhe do të plotësojë akuzat kundër Haradinajt.

“Ata nuk do të jenë në gjendje të pastrohen nga kjo deri sa të dalë para gjykatës kompetente, për në këtë rast të veçantë, gjykata kompetente do të jetë gjykata në Serbi”, ka deklaruar Petroviq.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400