Pronarët e bizneseve mirëpresin projektin për Qarkoren e Qytetit

15:52 / E martë, 17 Prill 2018

Është mbajtur sot dëgjimi publik me pronarët e tokave që do të jenë pjesë e shpronësimit në kuadër të projektit për zgjerimin e segmentit të parë të rrugës Gjakovë – Prizren, përkatësisht segmentit prej rreth rrotullimit në hyrje të qytetit deri tek “Ura e Nakarades”

Prezantimin e projektit e ka bërë drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Gjakovës, Shkumbin Kastrati, ndërsa informacione rreth procesit të shpronësimit ka dhënë drejtoresha e drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Afërdita Lama, transmeton lajmi.net.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili duke rikujtuar se ky është tenderi më i madh që e ka hapur komuna, ka folur për rëndësinë që ky projekt ka për Gjakovën dhe biznesin e Gjakovës. Kryetari Gjini ka shtuar se shpreson që ky Projekt të mos ketë pengesa dhe të kryhet sa më shpejtë, në mënyrë që sa më parë të nisin edhe projektet tjera infrastrukturore, që komuna e Gjakovës i ka planifikuar t’i realizojë bashkë me ministrinë e Infrastrukturës.

Ndryshe, segmenti i parë i rrugës, ka një gjatësi prej 2.1 kilometra, gjerësi prej 29 metra ndërsa afati i ndërtimit është 180 ditë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400