Propozimi për Kosovën: Perëndimi i qet afat Serbisë

23:02 / E martë, 22 Maj 2018

Autoritetet serbe presin që në gjashtë muajt e ardhshëm t’iu arrijë zyrtarisht propozimi i vendeve të Quintit (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali) lidhur me Kosovën, shkruan sot “danas” i Beogradit duke shtuar se informacionin jozyrtar e ka nga burimet e veta diplomatike. Plani i Perëndimit për Kosovën: Serbia ka afat deri në fund të vitit që të përgjigjet.

Bashkëbiseduesit e kësaj gazete të cilët ajo nuk i identifikon, kanë pohuar se afati që Beogradi t’i përgjigjet Perëndimit, është fundi i këtij viti, transmeton Koha.net.

Të pyetur nëse në kohë të fundit është shtuar presioni i vendeve të Quintit i udhëhequr nga SHBA-ja, burime të kësaj gazete kanë thënë ka njëfarë presioni porse “Perëndimi do t’i japë mjaft kohë për zbatim Serbisë nëse e pranon propozimin“.

„Nëse Beogradi pranon propozimet e Perëndimit, afati për përmbushjen e e premtimeve do të ishte pranvera e vitit 2019“, kanë thënë këto burime .

Në propozimin e Quintit, sipas “danas”, theksohet se dispozita sipas të cilës anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk do të supozonte formalisht njohjen e Kosovës nga Serbia që i shkon për shtati Beogradit, e në të njëjtën kohë për Perëndimin është e papranueshme çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës për ç’gjë Beogradi zyrtar kishte shpresuar deri vonë, kanë thënë diplomatët.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400