Protestë për lirimin e Haradinajt edhe para Ambasadës së Francës në Shkup (Video/Foto)

14:20 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Në temperatura të ulëta, me thirrje “liri për Ramushin”, “Haradinaj i pafajshëm”, “kriminelët kërkoni në Serbi”, në organizimi të një Këshilli të përbërë nga studentë, profesorë, gazetarë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, qytetarët e Shkupit, sot kanë protestuar përpara Ambasadës së Francës, për të shprehur revoltën ndaj arrestimit të komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

“Jemi sot këtu për të kërkuar lirimin e menjëhershëm nga autoritetet franceze të ish kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe njëherit për të dënuar këtë akt të padenjë, të padrejtë dhe fyerës”, tha anëtarja e Këshillit Organizativ, Miranda Beqiri.

shkup-am1shkup-am2

Përfaqësuesi i studentëve, Egzon Zendeli, porositi që autoritetet franceze të mos bien pre e Serbisë dhe ta ekstradojnë Haradinajn, pasi që siç tha ai “do të ketë trazira”.

“Ftojmë autoritet franceze që të mos bien pre e ndikimeve që t’i prish marrëdhëniet me Kosovën dhe të mos lejojë që të bëhet ekstradimi i zotit Hardinaj, ashtu siç kishte kërkuar shteti serb. Në të kundërtën nga vet ky fakt, nënkuptojmë si inicim të trazirave të mëdha në vend por edhe më gjerë”, tha Zendeli, transmeton Portalb.

Protesta e sotme përpara Ambasadës në Shkup kundër arrestimit të Haradinajt, është e dyta me radhë, pas asaj të 6 janarit, ku dhjetëra qytetarë vullnetarisht dolën për ta shprehur revoltën e tyre me porosinë “liri për Ramushin”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400