PSD nis mbledhjen e nënshkrimeve, të hënën seancë e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

15:23 / E enjte, 12 Korrik 2018
Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri ka bërë të ditur në facebook se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë.
Seanca pritet të mbahet të hënën me fillim nga ora 11:00.

Ky është njoftimi i Visar Ymerit:

Me propozimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, sot kemi nisë mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 16 korrik 2018 nga ora 11:00 në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Muajin e kaluar në Bruksel, pa marrë pëlqimin e Kuvendit, dhe pa platformë shtetërore të miratuar nga Kuvendi, është zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Në ndërkohë, nga Zyra e përfaqësues së lartë e Bashkimit Evropian, është bërë e ditur se takimi i radhës ndërmjet të dy presidentëve do të mbahet me 18 korrik 2018 në Bruksel.

Duke e pasur parasysh ndikimin politik që ka ky dialog dhe marrëveshja eventuale që del nga ai do ta ketë në procesin e shtetndërtimit, zhvillimit, e demokracisë në Republikën e Kosovës, përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit, organit më të lartë legjislativ.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400