Publicisti Kabashi tregon se pse u arrestua Haradinaj

22:30 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

Publicisti Salih Kabashi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ai ka thënë se ndalimi i Haradinajt, një herë në Slloveni, tash edhe në Francë, nuk është aspak befasi, sikurse nuk është aspak e rëndësishme nëse do ta lënë të lirë apo do ta mbajnë në parandalim.

Sipas tij, Kosova sonte morri një shuplakë.

Ky është postimi i plotë I Kabashit:

Ramushin e tërheqin për veshi, Kosovës i japin shuplakën e radhës

Nuk është aspak befasi ndalimi i Ramush Haradinajt, një herë në Slloveni, tash edhe në Francë, sikurse nuk është aspak e rëndësishme nëse do ta lënë të lirë apo do ta mbajnë në parandalim apo paraburgim.

Ramush Haradinaj është një figurë politike me të cilën tallet shumëkush dhe të cilën më së shumti e tall ai vetë.

Haradinaj është metafora e Kosovës së sotme, shtet i paqenë dhe karikatural.

Edhe ndalimi i sotëm i Haradinajt tregon se Serbia në të gjitha fushat është ndërkombëtarisht më e fuqishme dhe më e autoritetshme jo vetëm se Kosova, por edhe se Kosova e Shqipëria së bashku.

Kosova sonte mori një shuplakë. Haradinaj mund të hajgaredinojë sa të dojë dhe të vazhdojë me ëndrrat për veten kryeministër.

Realiteti është ky: dy tri kontrolle kufitare evropiane do ta lënë të kalojë, derisa në një kufi, s’është me rëndësi, në të tretin, të katërtin apo të dhjetin do ta ndalojnë.

Sa për t’ia tërhequr veshin atij dhe për t’ia ulur bishtin krekosësve të pushtetit në Prishtinë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400