Qeveria e Arabisë Saudite flet rreth zërave për tentim puçi

19:15 / E diell, 22 Prill 2018

Një dron ka lëshuar alarmin në pallatin mbretëror në Riad.

Media shtetërore saudite ka mohuar raportet për tentim puçi në Riad pasi u raportua për përleshje dhe të shtëna në afërsi të pallatit mbretëror në rrjetet sociale.

Forcat e sigurisë të shtunën në mbrëmje rrëzuan një dron të vogël mbi kryeqytet, tha policia në Riad.

Deklarata e qeverisë erdhi pasi video të ndryshme të cilat qarkulluan në rrjetet sociale treguan për të shtëna afër rezidencës mbetërore duke ngrit dyshimet për tentim puçi.

Zyrtarët konfirmuan se një gjë e tillë nuk ekziston dhe se Mbreti Salman nuk ishte në pallat kur ndodhi incidenti.

Qeveria ka nis hetimet lidhur me rastin pasi rasti ka hapur dyshimet për grushtshtet nga grupet saudite opozitare.

Më 2015, u ndalua përdorimi i dronëve të kontrolluar “të të gjitha llojeve dhe madhësive” pa leje paraprake.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400