QKUK-së i duhen 40 milionë euro për t’u bërë ballë të gjithë pacientëve!

12:10 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

InfoPress / Diellza Paloja

Edhe këtë vit, qendra më e madhe klinike në vend nuk do të ketë mundësi që t`i ofrojë për qytetarët atë për të cilën obligohet.

Shumë shërbime, sikur edhe vitin e kaluar, mbeten të kufizuara, e problem kronik do të jetë mungesa e barnave. Ankesat e qytetarëve vazhdojnë.

Arif Krasniqi  pacient në QKUK thotë se e kemi shumë të vështirë që ti blejë të gjitha barnat që ju kërkojnë mjekët, pasi që pagat janë shumë të ulta, ndërkaq që çmimi i barnave është shumë i lart.

“Unë shpeshherë nuk kam mundësi që ti blej të gjitha barnat që po mi kërkojnë. Mbaj familjen me një pagë 250 euro, barnat nuk kam mundësi t’i blej me këtë pagë. Shpeshherë as fasha nuk kanë, krejt analizat më duhet ti bëj privat se as aparatet nuk punojnë”, ka thënë ai për InfoPress.

Më mirë nuk do të jetë as ky vit, edhe me aparaturat, të cilat në këtë shërbim shpesh gjenden jashtë funksionit për shkak të vjetërsisë.

Zyrtari për informim i QKUK-së, Shpend Fazliu tha se kësaj qendre i nevojiten mbi 40 milionë euro shtesë për të mbuluar kërkesat për paisje dhe aparatura mjekësore

“Nevojat dhe kërkesat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë shumëfish më të mëdha, krahasuar me buxhetin e ndarë për të. Në bazë të projekteve të përgatitura nga QKUK, nevojiten mbi 40 milionë euro shtesë për të mbuluar kërkesat për paisje dhe aparatura mjekësore. Në vitin e shkuar QKUK ka pasur vetëm 750 mijë euro buxhet për servisim dhe mirëmbajtje të aparaturave e që ka pamundësuar realizimin e të gjitha kërkesave”, ka thënë ai për InfoPress.

Gjithashtu Fazliu potencoi se buxheti për barnat nuk mund ti plotësojë nevojat e pacientëve të kësaj.

“Buxheti për barna dhe material shpenzues si plotëson gjitha kërkesat dhe nevojat që kanë klinikat dhe pacientët që mjekohen. Apelojmë te vendimmarrësit që t’i kenë parasysh kërkesat në mënyrë që QKUK të ketë në shërbim gjitha paisjet dhe të ofrojë shërbime kualitative për pacientët”, është shprehur ai.

Ministrisë së Shëndetësisë do t’i mbetet barrë mbulimi i rasteve nga fondi për trajtime jashtë vendit, i cili për vite me radhë në mungesë të ngritjes së kapaciteteve në institucionet publike, po derdhet në sektorin privat.

Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë thanë se edhe këtë vit si vitin e kaluar buxheti për pacientë me nevojë për trajtimin jashtë vendit do të jetë i njëjtë,  pra 5. 800 000 euro, kjo shumë nuk mund ti plotësojë as gjysmën e nevojave që pacientët kosovarë kanë nevojë, dhe shumica e tyre detyrohen që të kërkojnë donatorë në mënyra të ndryshme.

Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë në një përgjigje dërguar për InfoPress ka thënë se edhe sivjet buxheti do të jetë i njëjtë për pacientët që do të kërkojnë shërim jashtë vendit.

“Linja buxhetore për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësorë jashtë institucioneve shëndetësore publike për pacientët në nevojë (për rastet të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore), për vitin 2017 është e njëjtë me vitin paraprak, pra janë 5. 800 000 euro. Derisa Ministria e Shëndetësisë është në një fazë të rëndësishme të zbatimit të reformës së sistemit shëndetësor, e cila reformë patjetër se do të ndikojë në funksionalizimin më të mirë të sistemit shëndetësor, ngritjen e efikasitetit të institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet, përmirësimin e infrastrukturës së hapësirave dhe mjeteve të funksionimit, funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore si dhe zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale në kuptim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies së strukturave menaxheriale”.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400