Qytetarët protesotojnë për rastin e Almir Aliut (Foto/Video)

14:59 / E mërkure, 14 Mars 2018

Nën moton “Drejtësi për Almirin” dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë gjatë ditës së sotme për rastin e njohur kontroverz të Almir Aliut nga Kumanova, raporton Indeksonline. Protesa filloi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vazhdoi te Prokuroria Themelore Publike dhe përfundoi tek Ministria e Drejtësisë.

Në te gjitha këto institucione u vendos një pllakat përkujtimore tashmë për të ndjerin, voglushin Almir Aliu. Kjo potestë i paraprin datës së 15 mars ku duhet të shprehet fjala përfundimtare për rastin e Almir Aliut. Avokati mbrojtës i Asmir Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Pala mbrojtëse, gjegjësisht avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor ku u është nisur një shkresë ambasadave relevante në vend. Sipas organizatores së protestave, Anita Latifi është për t’u habitur fakti se pse pikërisht një ditë para se të shpallet vendimi për rastin e Almirit, Prokuroria ka thirrur brifing me gazetarët, gjë që sipas saj në Maqedoni edhe përkundër reformave të filluara në gjyqësi asgjë nuk ka ndryshuar./indeksonline/

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400