Rama jep lajmin e shkarkimit të një drejtori në emision live: Ankesa erdhi nga…

00:06 / E martë, 23 Janar 2018

 

Një tjetër drejtor është shkarkuar sot.
Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i ftuar në Report Tv.

Ai ka thënë se shkarkimi i drejtorit të Shëndetit publik në Lezhë ka ardhur pas ankesave të qytetarëve.

“Një qytetar nga nje fshat i Lezhës, Domgjon, bën një ankesë në portalin e bashkëqeverisjes dhe thotë në qendrën tonë shëndetësore ku kishin shkuar njerëz edhe për shkak të grpit s’ka drita që kur është hapur qendra shëndetësore. Pranë kabinetit në cdo ministri janë kordinatorët, është një rrjet agjenci e bashkëqeverisjes qe ndjek marrëdhëniet e institucioneve me qytetarët dhe koordinatorët e marrin mesazhin interesohen dhe zbulojnë që qendra shëndetësore e ndërtuar me donacione të huaja që sa ka hapur derën s’ka energji jo se ja ka prerë OSHEE por se s’ka lidhur një kontratëdhe del që s’është e vetmja qendër shëndetësore etj,. Atehere çfare bëv ky drejtor, ca bën kjo zyrë që paguhet nga taksat dhe nuk informon në mënyrë të vazhdueshme deri në ulërima që ore këtu ne kemi nevojë të lidhim energjinë elektrike??”, tha Rama.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400