“Rama i lajthitur, me çfarë autoriteti vepron”

08:11 / E premte, 18 Maj 2018

Numri dy i LSI, deputeti Luan Rama i ftuar mbrëmë në “Të paekspozuarit” ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, ku ky i fundit ka thënë se audio është falso.

Deputeti Rama ka thënë se ky qëndrim është i lajthitur, për sa kohë që asnjë nuk ka informacion se mbi çfarë autoritetesh ligjore kryeministri ka ndërmarrë një veprim të tillë.

“Me çfarë autoriteti ligjor kryeministri e ka bërë këtë iniciativë, pra që i është drejtuar një agjencie për audiopërgjimin?

Cila është agjencia që i është drejtuar ai?

Cila është agjensia që e ka sjellë kaq shpejt përgjigjen për kryeministri?

Ky është qëndrim i lajthitur”, ka thënë deputeti.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400