Rama zihet ngushtë nga gazetarja italiane: “Kam bërë një gabim pa dashje!”

23:00 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Ndoshta e dëgjoni për herë të parë dhe të fundit, por edhe Edi Rama pranon se ka gabuar….por termin ‘falje’ nuk e njeh!

Kryeministri i ftuar në “Studio e hapur” ka pranuar se ka gabuar në lidhje me deklaratën që bëri gjatë një dreke në një familje në Bulqizë, ku një reportazh të “Le Iene” ai e konsideroi mashtrim dhe të bazuar në pamje të vjetra.

Por, në një reagim të vetë gazetares dhe stafit të emisionit hulumtues në Itali, Rama është detyruar që të reagojë dhe të pranojë se bëri gabim, por pa i kërkuar falje të drejtpërdrejtë.

Kam bërë një gabim pa dashje. Nuk e kisha parë reportazhin…falje nuk kërkova, por kam gabuar. U nisa nga e shkuara dhe reportazhe të ndyra jo vetëm në Itali bëhen për shqiptarët sa herë të duash”,tha ai, ndërsa dëgjoi edhe një herë deklaratën e bërë në Bulqizës dhe të vërtetën që gazetarja i faktoi në një video mesazh për realitetin e hidhur sesi jetojnë familjet në qytetin e’ arit të zi’.

Shkrimi ne ‘Le Iene’:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400