Ramiz Kelmendi: Gazi ma keqësoi gjendjen, por nuk dorëzohem

12:57 / E mërkure, 21 Mars 2018

Gazi lotsjellës siç duket ka ndikuar keq në shëndetin e deputetit të Kuvendit të LDK’së, Ramiz Kelmendit. Ai për Express ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit. Megjithëkëtë, Kelemendi thotë se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, thotë ai.

“Më bëri dëm gazi. Ndikojë tek unë më shumë se herave të tjera. Mbrëmë e përfundova dializën e sot menjëherë me gaz. Ta shohim tash. Megjithëkëtë unë do të jem në sallën e Kuvendit. Nuk dorëzohem lehtë”, i ka thënë Kelmendi Expressit.

“Me tregu të drejtën, pas trajtimit të dializës jam pak ma i dobët. Nëse përsëri hudhet përsëri gaz, jom ma në qosh annde edhe dal më shpjetë”, thotë Kelmendi.

Kujtojmë se deputeti i LDK’së mbrëmë e përfundoi terapinë e hemodializës. Gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400