Ramiz Lladrovci në krye të një bordi

17:23 / E mërkure, 11 Janar 2017

Nga data 16 janari i këtij muaji Ramiz Lladrovci, tashmë kryetar i komunës së Drenasit do të jetë në krye të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër, që përfshin komunat Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Obiliq, Graçanicë dhe Drenas.

 Kjo agjenci, përfshin projektet me karakter ndër-komunal dhe rajonal, si fryt i bashkëpunimit të ARDA-s me autoritetet komunale, si dhe pjesëmarrësit kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë.Këtë lajmërim e ka bërë vetë Lladrovci në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Ai, shpreson për një angazhim të shtuar në këtë drejtim.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400