Ramush Haradinaj: Shpejt do të më thuani “Bac u kry”

21:39 / E premte, 19 Maj 2017

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, strukturat dhe aktivistët, kryetari Haradinaj u shpreh se Aleanca çdo ditë e më shumë po arrin tek qytetarët e Kosovës dhe kjo nuk po ndodhë pa një arsye.

“Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thuani, “Bac u kry”. Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale.”- tha kryetari Haradinaj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400