Raporti i plotë i Progresit për Kosovën – Këto janë gjetjet kryesore

16:39 / E martë, 17 Prill 2018

 

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën.

Negociatat janë hapur me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kurse Kosova duhet ta zbatojë MSA-në dhe ta vazhdojë dialogun.

Lajmi.net ju sjellë të përkthyer gjetet kryesore të Komisionit Evropian për Kosovën:

Kriteri politik: Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor të vitit 2017. Një Kuvend dhe qeveri e re e morrën detyrën në shtator. Deri më tani, koalicioni qeverisës ka pasur suskses të kufizuar në reformat lidhur me BE-në dhe ndërtimin e koncesusit për çështjet strategjike për Kosovën. Polarizimi i vazhdueshëm politik ka ndikur negativisht në rolin e Kuvendit, dhe kanë ndikuar në efektivitetin e qeverisë. Veprime të papranueshme nga një grup parlamentar ka pasur me përdorimin e gazit lotsjellës nga një numër i deputetëve, duke ndërprerë procedurat parlamentar. Megjithëse ratifikimi i Demarkacionit ishte një përparim i rëndësishëm.

Zgjedhjet parlamentare dhe komunale të mbajtura në vitin 2017, ishin shumë konkuruese dhe të administruara mirë në Kosovë. Megjithëse një nga format e frikësimit të komunitetit serb në Kosovë, duke synuar në veçanti kandidatët që nuk i përkrahnin kandidatët e Listës Serbe, janë çështje për tu shqetësuar. Hetimi i vrasjes së Oliver Ivanoviq në janar të vitit 2018, po vazhdon.

Përpjeket e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale ka ngritur shqetësimë serioze. Është thelbësore që Kosova të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare, lidhur me Dhomat e Specializuara, dhe duhet të tregojë përkushtim të plotë ndaj këtyre institucioneve.

Ka një nivel të përgatitjeve në fushën e reformës së administratës publike. Disa përparime janë bërë në shqyrtimin e agjencive dhe organeve të pavarurar. Politizimi i vazhdueshëm i administratës publike, mbetet një shqetësim dhe ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë e administratës publike.

Sistemi gjyqësor: Është në fazë të hershme. Disa përparime janë arritur në zbatrimin e ligjeve të paketës së drejtësisë për vitin 2015. Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Kosovës dhe stafi i tyre në sistemin gjyqësor të Kosovës ishte një arritje e madhe në vitin 2017. Gjyqësori ende është i prekshëm nga ndikimet e panevojshme politike, dhe institucionet e sundimit të ligjit kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar kapacitetet e tyre. Administrimi i drejtësisë mbetet i ngadalshëm dhe joefikas.

Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër korrupsionit. Ka bërë disa përparime në lidhje me rezultatet e ndjekjes penale për korrupsionin në nivel të lartë, dhe me rastin e krimit të organizuar, duke përfshirë edhe dënimet përfunimtare. Progres është bërë edhe në konfiskime të mjeteve, por konfiskimet finale mbeten të ulëta. Korrupsioni është i përhapur dhe mbetet ende shqetësuese. Nevojiten përpjekje të përbashkëta për ta trajtuar këtë problem në një mënyrë strategjike, transmeton lajmi.net

Kuadri ligjor në përgjethësi garanton mbrojtjen  e të drejtave njerëzore dhe themelore në përputhje me standardet evropiane. Megjithkëtë nevojiten përpjekje shtesë për zbatimin e tyre. Zbatimi i strategjieve dhe legjislacionit për të drejtuar e njeriut, dëmtohet nga burimet financiare, kufizimi politik dhe mungesa e koordinimit. Duhet bërë më shumë për të garantuar të drejtat e personave që i përkasin pakicave, përfshirë romët, ashkalinjtë, dhe personat e zhvendosur. Të sigurojë barazinë gjinore, të krijojë një sistem të mbrojtjes së fëmijëve, dhe të avancojë në trashëgiminë kulturore. Kosova ka një nivel të përgatitjet në fushën e lirisë së shprehjes, dhe nuk ka pasur ndonjë progres gjatë kësaj periudhe. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë, dhe Kosova përfiton nga një mjedis mediatik pluralist. Megjithkëtë kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar. Kuvendi ka treguar përkushtim të kufizuar në gjetjen e një zgjidhje për financimin e transmetuesit publik, duke e lënë atë të ndjeshëm ndaj presionit politik.

Krtieri ekonomik: Kosova ka bërë përparim të mirë dhe është në një fazë të hershme të zhvillimit të një ekonomie funksionale të tregut. Ambienti i biznesit është përmirësuar dhe qeveria e ka respektuar rregullin fiskal dhe deficitin buxhetor: megjithatë, përfitimet e veteranëve të luftës vazhdojnë të përbëjnë një sfidë për financat publike. Rritja e shkalljës së fuqisë punëtore nuk përputhet me fitimet në punësim, duke bërë që papunësia të rritet. Kjo preku gratë dhe të rinjtë. Megjithë rritjen e eksporteve, deficit i lartë tregar, pasqyron një bazë të dobët të prodhimit.

Legjislacioni me BE-në: Kosova ka bërë disa përparime dhe është në fazë të hershme sa i përket kapacitetit për tu përballur me presionin konkures dhe forcat e tregut brenda BE-së. Asnjë përarim nuk është bërë në përmirësimin e cilësisë në arsim, dhe adresimin e boshllëqeve në tregun e punës. Kosova ka bërë disa përparime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por mbeten problemet në hekurudha dhe energji. Ndryshimet në ekonomi janë të ngadalta. Integrimi në BE pengohet nga zbatimi i ngadalshëm i MSA-së.

Kosova vazhdoi përpjekjet e saj për të mbajtur raportet e mira bilateral me vendet e tjera. Kosova është e përfaqësuar në shumicën e organizatave rajonalle që bien në kuadër të Marrëveshjes mbi Përfaqësimin Rajonal dhe bashkëpunimin e rënë dakord mes Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2012.

Sa i përket normalizimit të raporteve me Serbinë, Kosova mbetet e angazhuar në dialog. Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme dhe të kontribuojë në normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë.

Sa i përket përshtatjes me standardet evropiane, Kosova është në një fazë të hershme. Shtrirja legjislative ka vazhduar në disa fusha, kurse zbatimi është ende i dobët. Janë bërë disa përparime në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve, prokurimit publik dhe konkurencës, si dhe përmrëisimin e mjedisit të biznesit. Në fushën e taksave dhe doganave, është bërë përparim në mbledhjen e të ardhurave, dhe thjeshtimin e procedurave administrative. Por Kosova duhet ta shtojë luftën ndaj ekonomisë informale dhe evazionit fiskal. Sektori i energjisë vazhdon të përballet me sfida serioze. Asnjë përparim nuk është bërë për të adresuar çëshjet mjedisore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400