Raporti i Progresit, Brukseli notë negative Qeverisë Haradinaj

18:08 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Komisioni Evropian e ka prezantuar sot Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Kosova. Por në gjetjet e këtij raporti, Brukseli dukshëm ia faturon dështimet koalicionit aktual qeverisës. I kujtojnë zgjedhjet e pranverës së 2017’ës dhe kufizimet në reforma si pasojë e këtyre zgjedhjeve. Megjithëse e zbusin pak kur përmendin kalimin e Demarkacionit si një hap të rëndësishëm.

“Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor të vitit 2017. Kuvendi dhe qeveria e re morën detyrën në shtator. Deri më tani, megjithatë, koalicioni i ri qeverisës ka pasur sukses të kufizuar në sjelljen e reformave të lidhura me BE dhe ndërtimin e konsensusit mbi çështjet kyçe strategjike për Kosovën. Fragmentimi dhe polarizimi i vazhdueshëm politik kanë ndikuar negativisht në rolin e Kuvendit dhe kanë ndikuar në efektivitetin e qeverisë. Veprime të papranueshme nga një numër i parlamentarëve gjatë periudhës raportuese, të tilla si përdorimi i gazit lotsjellës, kanë ndërprerë procedurat parlamentare. Megjithatë, ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në mars 2018 ishte një përparim i rëndësishëm”, thuhet në të gjeturat e këtij raporti.

Sipas tyre, Zgjedhjet parlamentare dhe komunale, të mbajtura në vitin 2017, ishin përgjithësisht konkurruese dhe të mirë-administruara në shumicën e vendeve në Kosovë. Megjithatë, theksojnë se format e frikësimit në shumë komunitete të serbëve të Kosovës, duke synuar në veçanti kandidatët që nuk i përkasin Partisë së Listës Srpska, ngritën shqetësime. Derisa deklarojnë se hetimi i vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq në janar 2018 vazhdon.

Në raport flitet edhe për tenativën e liderëve të Kosovës për ta shfuqizuar Speciale. Thonë se me këtë janë ngritur shqetësime serioze.

“Përpjekjet e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës në dhjetor 2017 për të shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë Speciale kanë ngritur shqetësime serioze. Do të jetë thelbësore që Kosova të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare lidhur me Dhomat e Specialistëve dhe Prokurorinë e Specialistëve dhe të tregojë përkushtim të plotë dhe pa mëdyshje ndaj këtyre institucioneve”, thuhet aty.

Sipas raportit, ka një nivel të përgatitjes në fushën e reformës së administratës publike, ndërsa disa përparime janë bërë sidomos me shqyrtimin e agjencive dhe (semi) organeve të pavarura. Por theksojnë se politizimi i vazhdueshëm i administratës publike mbetet një shqetësim dhe ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë profesionale të administratës publike.

Raporti shkruan edhe për sistemi gjyqësor  të Kosoës i cili sipas tyres është në një fazë të hershme. “Disa përparime janë arritur në zbatimin e ligjeve të paketës së drejtësisë për vitin 2015. Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Kosovës dhe stafi i tyre mbështetës në Kosovë në sistemin gjyqësor të Kosovës ishte një arritje e madhe e vitit 2017. Gjyqësori është ende i prekshëm nga ndikimet e panevojshme politike dhe institucionet e sundimit të ligjit kërkojnë përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar kapacitetet e tyre. Administrimi i drejtësisë mbetet i ngadalshëm dhe joefikas”, thuhet në raport.

Ndërkaq sa i përket luftës kundër korrupsionit, në raport bëhet e ditur se Kosova ka një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit dhe se janë bërë disa përparime në lidhje me rezultatet e ndjekjes dhe ndjekjes penale për korrupsion të nivelit të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë edhe dënimet përfundimtare.

“Progres është bërë edhe në konfiskimin paraprak të mjeteve, edhe pse konfiskimet finale mbeten të ulëta. Korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje shqetësuese. Nevojiten përpjekje të përbashkëta për të trajtuar këtë problem në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe strategjike.”. kanë shtuar ata.

Po ashtu, nëtë gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën, sqarohet se Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar.

“ Janë bërë disa përparime në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë dhe rastet e krimit të organizuar. Përderisa ka më shumë konfiskim paraprak të aseteve, ende ekzistojnë disa dënime përfundimtare, hetime financiare dhe konfiskime përfundimtare të pasurisë. Agjencitë e zbatimit të ligjit luftojnë në mënyrë efektive për të luftuar krimin e organizuar në veri të Kosovës. Disa përparime u bënë në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë masat për të luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe për të parandaluar qytetarët nga bashkimi i konflikteve jashtë vendit. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë më efektive në përpjekjet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe ligji përkatës duhet të jetë në përputhje me politikat e BE -së dhe me standardet ndërkombëtare”, thonë ata.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, thuhet se Kosova ka mbetur e angazhuar në dialog. Megjithatë, deklarojnë se Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme dhe të kontribuojë në krijimin e rrethanave që ndihmojnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400