Rashiq e quan veprim madhështor vizitën e memorialit serb nga Thaçi (Video)

20:57 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

 

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala –, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për vizitat e presidentit Hashim Thaçi, në varrezat e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë.

Rashiq e ka quajtur vizitën e presidentit Thaçi si veprim madhështor dhe sjellje që i takon një presidenti.

Sipas deputetit, viktimat duhet të respektohen pavarësisht se cilës etni i kanë takuar ato.

Ai ka thënë se e ka parë si diçka pozitive edhe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në varrezat e viktimave të Srebrenicës.

Rashiq ka shtuar se pret nga presidenti serb një veprim të ngjashëm me atë të presidentit Thaçi dhe të vizitoj varrezat e të vrarëve shqiptarë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400