Rastësi? Stephen Hawking, gjeniu që vdiq ditën e lindjes së Albert Einstein

12:16 / E mërkure, 14 Mars 2018

14 Marsi është një datë që do të mbahet mend gjatë në shkencë. Kjo ditë ishte e rëndësishme për shkak se është data e lindjes së shkenctarit më të madh të të gjitha kohërave Albert Einstein.

Ndërsa nga sot do të mbahet mend dhe për vdekjen e atij që shihej si pasuesi i ti, Stephen Hawking.

Einstein lindi në 14 March 1879 në Gjermani dhe më pas emri i tij do të shkruhej me gërma të arta në shkencë. Nga ana tjetër po sot është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare fizikanti i njohur Stephen Hawking, kujton Zeri. Rastësi apo jo, ky largim tregon edhe njëherë se disa fenomene mbeten ende mister.

Idetë e tij shkencore sot udhëheqin kërkimet në fushën më të panjohur të fizikës, gravitacionin kuantik, vrimat e zeza, origjinën e Universit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400