Rasti Haradinaj, ja gafa e Tahirit në letrën drejtuar INTERPOL-it (Foto)

09:03 / E martë, 10 Janar 2017

 

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka kërkuar rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar për Ramush Haradinajn. Tahiri i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Në këtë letër bie në sy në detaj që mund të konsiderohet si lapsus i Tahirit, vendi i arrestimit. Tahiri shkruan se ka ndjekur me shqetësim arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës në 4 janar në Paris, por në fakt Haradinaj nuk është ndaluar në kryeqytetin francez, por në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

“Nga ana tjetër, kam ndjekur me shqetësim të madh arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës kundër genocidit serb, z. Ramush Haradinaj, në Paris në datë 4 janar 2017, në zbatim të një Urdhër Arresti të INTERPOL-it”, shkruan Tahiri.

Në letër ai thekson se zbatimi i këtij urdhërarresti, cenon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut. Momentalisht Haradinaj ndodhet në paraburgim në Kolmar të Francës dhe të enjten pritet të dalë para gjykatës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400