Reagon Komandant Bala: Turpi nuk paska kufi, Ramush populli është me ty

17:19 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Pas dështimit të votimit të dy rezolutave në Kuvend që kishin të bënin me lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe ish luftëtari i UÇK-së Bajram Arifi- Komandant Bala, i cili ka shprehur mllefin e tij për veprimin e deputetëve.

Mirëpo ai ka potencuar se, ndonëse deputetët nuk i votuan këto rezoluta, është populli ai që përkrah Ramush Haradinajn.

“Këta janë patriotet që i thonë vetes e nuk e miratuan rezolutën e përbashkët për kërkimin e lirimit të Ramush Hajredinajt. Por, shumica e deputetëve tërë kohen thyenin arra në mes veti duke u munduar të përfitojnë poenë partiak. Turpi nuk paska kufi,j Komandant i tërë populli është me ju, e jo me këta filozofët e patriotët. Edhe pse dje deputetët në parlamentin e Kosovës nuk e miratuan rezulutën për kërkimin e lirimit të Ramush Hajredinaj. Por, sot Me 11/01.2017 Veteranët e Invalidët e luftës e qytetarët e Gjilanit, Mitrovices, Pejes, Gjakovës e Ferizajt protestuam, i madh e i vogël duke i treguar Deputetëve tanë, e Francës, Serbisë e tjerëve që Ramushi është vet Kosova. Ramushi dha shumë për Kosovën në kohët më të vështira. Edhe ne qytetarët e tërë Kosovës do të jemi gjer në fund me Ramushin! Me Ramushin! Me respekt nga Bajram Arifi Komandant Bala. Invalid lufte”, ka shkruar Arifi në një mesazh publik.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400