Reagon Pacolli: Do t’i kërkojmë organizmave sportiv ta përjashtojnë Serbinë

13:33 / E mërkure, 09 Maj 2018

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas bllokimit të karateistëve kosovarë për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se akti i bllokimit të karateistëve të Kosovës në kufirin serbo-kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Akti i bllokimit të karatèistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë. Shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Shtetësia kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht.
Federatat botërore sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme sepse sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve. Pak vite më parë në rastin e Majlinda Kelmendit, pikërisht prej këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne do i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë.”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400