Reçica: Të enjten ose të premten do të votohet demarkacioni

23:36 / E martë, 13 Mars 2018

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica thotë se këtë javë do të ratifikohet Marrëveshja që përcakton kufirin me Malin e Zi.

“Të enjten ose të premten do të votohet demarkacioni,” është shprehur Reçica në emisionin Kontakt në TribunaChannel.

Marrëveshja e dy presidentëve sipas tij, e ka hapur një mundësi shtesë që të votohet marrëveshja.

“Për çdo pronë toke që sigurohet argument, do t’i mbetet Kosovës,” zotohet Reçica.

Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ai thotë se problemet e brendshme nuk do të mbërrijnë të kundërshtojnë përmes veprimeve të tilla çfarë kanë përdorur më herët.

“Çështja e përcaktimit të kufirit është përgjegjësi e shqiptarëve dhe do të duhej që shqiptarët të jenë unik”, tha Reçica.

Reçica thotë se nuk do të duhej të lidhej me parti politike, kur është pyetur për Listën Serbe.

“E kanë të njëjtin obligim dhe përgjegjësi dhe do të duhej që ta votojnë këtë marrëveshje.”

Sipas tij, për shumë çështje që janë me rëndësi jetike ata domosdo konsultohen me Beogradin.

“Në aspektin e demarkacionit janë autonom për të marrë vendimin për të votuar demarkacionin.”

Sa i përket jetëgjatësisë së pushtetit, Reçica thotë se kjo qeveri për këtë kohë të funksionimit ka marrë vendime për shumë çështje që janë zvarritur më herët.

“Qytetarët janë shumë të pakënaqur dhe kanë të drejtë plotësisht,” derisa flet për çështjen e vizave.

Ai nuk beson se gjatë vitit 2018 do të ketë zgjedhje të reja.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400